Maqedoni

Valbon Limani shpalli fitore me dyfish më shumë vota

11.01.2026 23:05

Limani tha se ka korrë fitore ndaj kundërkandidatit...

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura lokale shpalli fitore në shtabin zgjedhor para mbështetësve dhe simpatizuesve të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim.
 
Në shtabin e AKI-së ku u tubuan dhe analizuan rezultatet, filloi festa dhe Limani tha se ka korrë fitore ndaj kundërkandidatit të VLEN-it, Nevzat bejta. Ai shprehi falënderim për mbësshtetjen e votuesve.
 
"Jam krenar që sonte shpallim fitore. Dallimi me kundërkandidatin është 2:1. Banorët e Gostivarit votuan për Gotivarin në zemër. Le të fillojë fessta", tha Limani.
 
Nga shtabi zgjedhor i AKI-së, festa e rezultatit zgjehdor vazhdoi nëpër rrugët e qytetit./Mia