Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të lagështa
12.01.2026 09:07
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të lagështa...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të lagështa. Në disa zona më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ka mbetje të vogla bore të shkrifët në rrugë, pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Që nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja aktuale e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
