Maqedoni
Sot mbahen seanca të shtatë komisioneve në Kuvend
12.01.2026 09:52
Në Kuvend sot janë caktuar shtatë seanca...

Në Kuvend sot janë caktuar seanca të komisioneve për politikë sociale, demografi dhe të rinj; për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike; për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve; për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit; për financim dhe buxhet; për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe të Komisionit Ligjvënës-Juridik.
Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj pritet të diskutojë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike do të shqyrtojë Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për marrëveshje jashtëgjyqësore, po ashtu në lexim të parë.
Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit do të diskutojë Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për veprimet e ndërmarra sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, lidhur me pranimin e pjesës së mbetur të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Para Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, sipas Marrëveshjes Kornizë të huasë për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukimit fizik, në lexim të parë.
Është paralajmëruar edhe seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rend dite është përcaktimi i listës së kandidatëve të paraqitur sipas Vendimit për shpalljen e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i kërkesave për realizimin e të drejtës së pagës pas përfundimit të funksionit si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me financim kapital.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal – Leximi i parë
Komisioni Ligjvënës-Juridik, nga ana tjetër, pritet të shqyrtojë Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për marrëveshje jashtëgjyqësore, propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimit shoqëror të detyrueshëm dhe të Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe Propozim-ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukimit fizik, të gjitha në lexim të parë.
