Maqedoni

Më ftohtë këtë mëngjes është në Kodrën e Diellit me -16 gradë

12.01.2026 10:06

Sot në mëngjes vendi u zgjua me temperatura jashtëzakonisht të ulëta....

Sot në mëngjes vendi u zgjua me temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër - 9, në Tetovë dhe Strumicë - 8, në Shkup-Petrovec  - 7, në Demir Kapi - 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles - 5 dhe në Gjevgjeli - 1,  bëri të ditur DPHM.
 
Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra shtresë dëbore, ndërsa në Krushevë 15 centimetra.