Botë

Lideri i Iranit: Trampi të fokusohet në problemet e vendit të tij

12.01.2026 10:57

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Tramp, që të fokusohet “në problemet e vendit të tij”....

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Tramp, që të fokusohet “në problemet e vendit të tij”.
 
Në adresimin e parë publik, të premten, që kur protestat masive filluan në Iran, Khamenei ka thënë se Republika Islamike nuk do të zmbrapset përballë atyre që duan ta shkatërrojnë. “Ka disa nxitës që duan t’ia bëjnë qejfin presidentit amerikan duke shkatërruan pronën publike. Një popull iranian i bashkuar do t’i mposhtë të gjithë armiqtë. I bëj thirrje urgjente Trampit që të fokusohet në problemet e vendit të tij.”, ka thënë ai.
 
Trampi ka përsëritur të enjten kërcënimin për ta sulmuar Iranin nëse forcat e sigurisë vrasin protestues. Protestat kanë qenë masive në shumë qytete iraniane, ndërsa u raportua se për disa orë nuk ka pasur internet.