Maqedoni
AKI shpalli fitoren në Gostivar e Vrapçisht, Bejta dhe Demiri pranuan humbjen
12.01.2026 11:44
AKI shpalli fitoren në Gostivar dhe Vrapçisht....

AKI shpalli fitoren në Gostivar dhe Vrapçisht. Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, dhe kandidati për Vrapçishtin, Isen Shabani, kanë thënë se fitorja ishte e thellë, për çka kanë falënderuar votuesit.
Kandidati i vetëm në Qendër Zhupë, Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve (PDT), nga 100% të votave të numëruara ka marrë gjithsej 973, po aq sa kanë votuar. Rezultati i shpallur e konfirmon Arjan Ibrahim si drejtuesin e ri të Qendrës Zhupë. Ndërsa liderët e AKI-së, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, thanë se kjo përkrahje e qytetarëve është dëshmi se anëtarët e këtyre dy partive dhe qytetarët i dhanë mbështetje këtij koalicioni.
Ndërkohë kundërkandidatët Nevzat Bejta nga koalicioni VLEN dhe kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri, e kanë pranuar humbjen dhe kanë falënderuar përkrahësit e tyre për çdo vote të dhënë.
