“Këpuca e Artë”, Jashari lojtari më i mirë në Belgjikë

12.01.2026 12:46

Ardon Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë....

Ardon Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë. Ceremonia e 72-të e ndarjes së çmimeve në Belgjikë për futbollistë, është mbajtur të dielën. Ish-futbollisti i Club Brugget, që tani luan për Milanin, fitoi votat për të fituar “Këpucën e Artë”. Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”.Jasharit i mjaftuan vetëm votat e një raundi për të fituar Kupucën e Artë.
 
“Kjo e bën këtë edicion edhe më historik”, shkruan “hln.be”. 
 
Ai fitoi 351 pikë, ndrësa dy ish-bashkëlojtarët e tij te Club Brugge, Hans Vanaken i dyti me 304 pikë dhe Christos Tzolis në vendin e tretë me 243 pikë. 
 
“Është e mrekullueshme, e pabesueshme që fitoj. Çmimi më i veçantë në Belgjikë. Jam krenar, por dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë në Club Brugge. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Jashari. 
 
“Këpuca e Artë” është trofe që jepet nga viti 1954. Fitues shpallet lojtari që merr me së shumti vota. (Gazetar: Safet Ademi)