Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

12.01.2026 12:46

Skuadra e Barcelonës, mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në Jeddah,e vlefshme për Superkupën e Spanjës....

Skuadra e Barcelonës, mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në Jeddah,e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Raphinha hapi serinë e golave në minutën e 36-të. Shfaqja e vërtetë, megjithatë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë.
 
Vinicius, Lewandowski dhe Gonzalo Garcia bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 2-2, me tre gola në katër minuta. Raphinha më pas vendosi ndeshjen në minutën e 73-të, ndërsa Frenkie de Jong u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të. Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës. (Gazetar: Safet Ademi)