NBA, Toronto pas vazhdimeve e mundi Filadelfinë
12.01.2026 12:48
Skuadra e Toronto Rapotors pas vazhdimeve me 116:115 e mundi Philadelphia 76ers...

Skuadra e Toronto Rapotors pas vazhdimeve me 116:115 e mundi Philadelphia 76ers, ndërsa fitoren ua siguroi Scottie Barnes, që ishte preciz nga goditjet e lira edhe atë në sekondën e fundit të vazhdimeve. Philadelpdia, në vazhdime kishte epërsi prej 4 pikëve, para se Toronto të bënte një seri 7:0. Barnes takimi e përfundoi me 31 pikë. Tyrese Maxey në fanellën e Philadephias shënoi 38 pikë.
Në ndeshjet e tjera Oklahoma në parket vendas me 124:112 e mundi Majamin de kështu iu gëzuan fitores së tretë me radhë. Phoenix po në terren vendas me 112:93 e mundi Uashingtonin. Atlanta në terren të huaj me 124:111 e mundi San Antonion. Minesota përmbysi minus 19 pikë dhe në fund me 104:103 e mundi San Antonion. New York me 123:114 e mundi Portland, ndërsa Sakramento me 111:98 e mundi Hjustonin. (Gazetar: Safet Ademi)
