Ekonomi
KRrE: Ndryshohen çmimet e derivateve të naftës
12.01.2026 13:37
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,03 % në raport me vendimin e datës 5.1.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,668 denarë për kilogram.
Nga data 13.1.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 70,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 72,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 64,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 32,133 (denarë/kilogram)
