Maqedoni

Kuvend, KSP-ja kaloi ndryshimet në Kodin Penal

12.01.2026 14:45

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal është i pranueshëm....

Në pajtim me nenin 149 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me 11 vota për, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur, konstatoi se propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal është i pranueshëm. Propozim-ligjin e arsyetoi kryetari i Komisionit, Ljupço Prenxhov, i cili e dha arsyetimin e përmbajtur në propozim-ligjin. Sipas kryetarit të këtij komisioni dhe njëri nga propozuesit në ndryshimet e Propozim Ligjit të Kodit Penal janë paraparë ndryshime, të cilat çojnë në drejtim të ashpërsimit të politikave dhe vendimeve për drejtuesit e automjeteve të cilat dalin nga nevoja e zbatimit të projektit “Qyteti i Sigurt”
 
“Do të dënohet penalisht, do të ketë marrje të patentë shoferit, do të ketë dënime më të rënda në lidhje me komunikacionin, me të vetmin qëllim që projekti “Qyteti i Sigurt” të mund të funksionojë. Disa ndryshime do të bëhen në drejtim të ligjit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të mjeteve në procedurat e prokurimit publik. Por, të gjitha këto janë deri në momentin e ardhjes së propozim-ligjit të ri të Kodit Penal.”, - deklaroi kryetari i Komisionit, Ljupço Prenxhov.
 
Gjatë shtatorit të vitit 2023, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, i cili, ndër tjerash, rishikoi politikën penale maqedonase në përcaktimin e veprave penale dhe dënimeve në Kodin Penal për vepra të caktuara penale, i cili u vlerësua si negativ dhe shkaktoi parashkrimin e numrit të madh të lëndëve në fushën e korrupsionit dhe pasoja të tjera negative, ku deputetja Vesna Bendevska dhe Bekim Qoku thanë qartë se pasojat e sjelljes së atij Kodit Penal, ne sot si shoqëri po i vuajmë pasojat, se kemi shumë figura politike në arrati dhe shumë lëndë të vjetruara. 
 
“Ju në atë kohë kur e sollët propozim-ligjin për Kodin Penal që u kundërshtua nga të gjitha institucionet, nuk kërkuat mendim nga askush. Në mënyrë katastrofale ishin vlerësuar ato ndryshime edhe nga Gjykata Kushtetuese, por edhe në raportin e Komisionit Evropian.”, - theksoi deputetja e Lëvizjes “E di”, Vesna Bendevska.
 
“Ajo që ka ndodhur në shtator të vitit 2023 nuk duhet të relativizohet si faj nga ana e LSDM-së, sidomos në bashkëpunim me figura politike, që tashmë janë në arrati dhe kërkohen me drejtësinë ndërkombëtare si Artan Grubi. Pra, këto ndryshime të ligjit në Kodin Penal janë korrigjime të dëmit të shkaktuar në shtator të vitit 2023.”, - u shpreh deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku.
 
Me propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal përfshin gjithashtu dispozitën për konfiskimin e zgjeruar, me qëllim të zgjerimi të fushëveprimit të veprave penale për të cilat mund të zbatohet. Me dispozitat e propozuara të përmbajtura në propozim-ligjin kryhet harmonizim plotësues me Konventën e Stambollit, përmes redefinimit të veprës penale "Lëndimit trupor”.  Krahas këtyre ndryshimeve përmban edhe ndryshime urgjente dhe kanë karakter sqarimi teknik dhe përmirësimi të dispozitave të caktuara, përkatësisht, arrestit shtëpiak, dënimit me kusht. 
 
FITIM KRYEZIU