Maqedoni

Kuvend, verifikohet mandati i deputetit Zekirja Tairi

12.01.2026 15:52

Kuvendi në seancën e sotme të 80-të, ia verifikoi mandatin deputetit të ri, Zekirja Tairi....

Me propozim të Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, si dhe raportimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Kuvendi në seancën e sotme të 80-të, ia verifikoi mandatin deputetit të ri, Zekirja Tairi, nga VLEN, i cili vjen si deputeti i radhës, pasi ish-deputeti Bekim Sali u emërua zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane.
 
Në fillim, me propozimin e grupit të deputetëve dhe propozuesve, u tërhoqën propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për policinë dhe Ligjit për punë të brendshme, të dyja me procedurë të shkurtuar.