Eurointegrime, Sali riafirmon angazhimin për integrimin evropian

12.01.2026 16:18

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali...

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Ministri Sali riafirmoi angazhimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Qeverisë ndaj procesit të integrimit evropian.

“Ministri theksoi se integrimi në BE dhe reformat e lidhura me agjendën evropiane mbeten prioritet kyç, me fokus në rezultate konkrete, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve në procesin e anëtarësimit.”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe ruajtja e momentumit pozitiv të zgjerimit përmes zbatimit efektiv të reformave.