Lufta në Ukrainë, përleshje të ashpra në Zaporizhia
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, paralajmëroi se lufta ruso-ukrainase ka arritur një moment simbolik dhe historikisht të errët, duke barazuar ditën e saj të 1.418-të me kohëzgjatjen e luftës së Gjermanisë naziste kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zelenski e cilësoi këtë fakt si “çmenduri”, duke theksuar se konfliktet po zhvillohen në të njëjtat territore si 80 vite më parë, Donbas, Slobozia dhe Zaporizhia, por kësaj here, sipas tij, “vetëm Ukraina po lufton kundër pushtuesve”.
Ai bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, duke nënvizuar se vetëm përmes mbështetjes së koordinuar mund të ndalet agresioni rus.
Në terren, situata mbetet kritike. Përleshjet midis forcave ruse dhe ukrainase po vazhdojnë me intensitet të lartë në qytetin Guljaipole, në rajonin e Zaporizhias.
Sipas burimeve ushtarake ukrainase, trupat ruse kanë arritur të depërtojnë thellë në linjat mbrojtëse, duke e vështirësuar mbajtjen e pozicioneve ukrainase, ndërsa luftimet janë përqendruar gjithnjë e më shumë në qendër të qytetit.
