Zgjedhjet e përsëritura lokale, KSHZ shpalli rezultatet fillestare zyrtare!
Komisioni Shtetëror Zgjedhor...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar komune, në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, bazuar në procesverbalet origjinale nga qendrat e votimit.
Sipas këtyre të dhënave, në Gostivar më shumë vota fitoi Valbon Limani nga AKI; në Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani nga AKI; në Mavrovë-Rostushë, Oner Jakupovski nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa në Qendër Zhupë, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni.
“Rezultatet sipas komunave janë si vijon: për zgjedhjen e kryetarit të Komunës Vrapcishtë, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim, ka fituar 5.414 vota ose 61,59% nga votat e votuesve që kanë votuar; kandidati Zulhajrat Demiri nga grup i zgjedhësve ka fituar gjithsej 3135 vota ose 35,66% të votave nga votuesit që kanë votuar. Për Komunën Gostivar, kandidati Nevzat Bejta nga koalicioni VLEN ka fituar 7510 vota ose 31,56% të votave. Kandidati Valbon Limani nga Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar 15.345 vota ose 64,48% të votave.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.
