Maqedoni

Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

13.01.2026 10:36

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë...

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -12°C.
 
Pasojnë -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi, Krushevë dhe në Kodrën e Diellit, -9 në Shkup–Petrovec, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Mavrovë Anovi, -8 në Strumicë, Shtip, Kavadar, Veles, Ohër dhe Pretor, -7 në Shkup–Zajçev Rid, Kumanovë dhe Vinicë, si dhe -5 në Gjevgjeli.
 
Sasia më e madhe e borës është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur 26 centimetra. Në Krushevë ka 15 centimetra, në Gjurishtë 4, ndërsa në Tetovë dhe Berovë nga 2 centimetra borë.