Maqedoni

BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm, një nga pikat edhe takimi i liderëve

13.01.2026 11:54

BDI pritet që sot pasdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë...

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth shumë problematikave për situatën aktuale politike në vend.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ftesën e dërguar nga kryeministri Mickoski për takim të liderëve, që pritet të mbahet më 14 janar në Shkup e ku një nga pikat e këtij takimi të liderëve është edhe shfuqizimi i marrëveshjes së Përzhinos ose ndryshe shfuqizimi i Qeverisë teknike. Në këtë takim liderësh LSDM ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim, pasi, sipas tyre, Qeveria teknike dhe marrëveshja e Përzhinos është garanci për zgjedhje fer dhe demokratike.