Maqedoni
Takimi i liderëve i thirrur nga Mickoski, Kasami do ta përfaqësojë VLEN-in
13.01.2026 12:00
VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami....

VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami. Nga partia shqiptare në pushtet për momentin nuk konfirmojnë nëse do të kenë kërkesa të posaçme, si tema që duhet të hapen në këtë takim.
Kryeministri tha se nevoja për takim liderësh vjen pas çështjeve të rëndësishme që duhet të hapen si shfuqizimi i Qeverisë teknike dhe ligjet reformuese. Megjithatë ftesa drejtuar liderëve nuk përmban asgjë konkrete. Aty shkurt thuhet se në takim do të flitet për gjendjen politike dhe ekonomike në shtet dhe të tjera.
