Botë

Uashingtoni nuk dorëzohet për Grenlandën

13.01.2026 12:25

Tramp nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Grenlandës...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Grenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin.
 
Sipas Leavit, presidenti beson se nëse ShBA-ja nuk ndërmerr hapa për të blerë Grenlandën, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë, çka do të përbënte një rrezik jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën dhe vetë Grenlandën.
 
Ajo shtoi se përfshirja e Grenlandës në ShBA do të ishte, sipas tij, në interesin e të dyja palëve dhe do të garantonte mbrojtje më të madhe për territorin. Nga ana tjetër, qeveria lokale e Grenlandës ka reaguar ashpër, duke deklaruar se “në asnjë mënyrë” nuk do të pranojë dëshirën e ShBA-së për të marrë në zotërim territorin. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet grenlandeze theksuan se nuk mund ta pranojnë këtë ide dhe njoftuan se do të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e ishullit plotësisht brenda kornizës së NATO-s.
 
Grenlanda është pjesë e NATO-s përmes Mbretërisë së Danimarkës dhe qeveria lokale ka bërë të qartë se siguria dhe sovraniteti i saj do të vazhdojnë të mbështeten në këtë aleancë, duke refuzuar çdo formë ndryshimi të statusit të territorit.