Botë

Dëshmitë rrënqethëse të fëmijëve afrikanë të abuzuar seksualisht nga ushtarët francezë

01.06.2015 19:32

Ushtarët francezë të Misionit të Kombeve të Bashkuara janë në qendër të akuzave për abuzime seksuale me fëmijët në Republikën e Afrikës Qendrore.

Fëmijët tregojnë se shkuan tek ushtarët pasi kishin qenë të uritur.  Skandali i pedofilisë, siç raporton Deutsche Welle, kanë ndodhur në vitet 2013 deri në vitin 2015.
 
Ushtarët ishin vendosur si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit Bangui.
 
Akuzat u mbajtën sekret për muaj me rradhë prej Ushtarët francezë hetohen per pedofili-së, megjithëse kishin nisur hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit prej vitit 2014, të cilat vazhdojnë ende.
 
Një djalë tregoi se disa prej fëmijëve ishin aq të vegjël sa nuk kishin kuptuar se cfarë kishin kërkuar në këmbim të tyre ushtarët.
 
Një djalë tetë apo nëntë vjec tha se ishte abuzuar nga i njëjti ushtar disa herë. Këto janë disa prej dëshmive të mbledhura nga hetuesit e OKB-së, në maj dhe qershor të 2014 në kampin e refugjatëve Bangui.
 
Sipas Dëelle, rreth  dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, nën mbrojtjen e ushtarëve francezë. Falë dëshmive të hollësishme ushtarët janë identifikuar.
 
Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
 
Gazeta britanike “The Guardian” raportoi e para për akuzat e abuzimit. Sic shkruajti gazeta britanike- “një nëpunës suedez i OKB-së ishte shkarkuar nga detyra pasi ia kishte përcjelle raportin autoriteteve franceze dhe OKB nuk kishte berë asgjë për të ndaluar abuzimet”.