Maqedoni

Spitali “Kozle” i mbushur me të sëmurë, rreth 200 pacientë kontrollohen për 24 orë

13.01.2026 14:14

Gripi ka marrë hov në vend. Në spitalin e fëmijëve “Kozle”, për 24 orë kontrollohen rreth 200 fëmijë...

Gripi ka marrë hov në vend. Në spitalin  e fëmijëve “Kozle”, për 24 orë kontrollohen rreth 200 fëmijë. Simptomat me të cilat ballafaqohen pacientët janë: temperaturë e lartë, kollitje dhe molisje e  trupit, informojnë nga spitali i fëmijëve “Kozle”. Sipas tyre, piku i gripit pritet në javën e dytë të gjysmëvjetorit shkollor.
 
“Për dallim nga viti i kaluar, që më herët ka filluar sezoni i gripit, sepse vitin e kaluar, kah fundi i nëntorit ka filluar sezoni i influencës, këtë vit për shkak të motit më të nxehtë erdhi javën e fundit të dhjetorit, para Vitit të Ri. Unë mendoj se arsyeja e rritjes së numrit të pacientëve janë tubimet para Vitit të Ri, festat. Në pasqyrën klinike nuk kemi raste shumë të rënda me grip, simptomat e influencës janë sikur të vitit të kaluar, rritje e temperaturës, molisje, humbje e apetitit dhe kollitje, sidomos tek pacientët më të vegjël.”, - deklaroi mjekja, Elena Tasevska. 
 
Mjekët thonë se në spitalin “Kozle” kapacitetet janë mbushur, ku janë të hospitalizuar rreth 80 fëmijë, disa janë deri në moshën 2-vjeçare. Mjekët po ashtu rekomandojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhe që të mos përhapet edhe më shumë gripi. Të vizitohet mjeku amë që në simptomat e para, të ushqehemi shëndetshëm, të marrim vitamina dhe minerale, të evitohen daljet në vende të mbyllura.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI