Maqedoni

Gjykata Penale, seanca për zjarrin në “Puls” është shtyrë më 26 janar

13.01.2026 15:12

Është shtyrë seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan...

Gjykata Themelore Penale - Shkup njofton se seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, e planifikuar për të mërkurën, është shtyrë.
 
Shkak për shtyrjen është kërkesa e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve, pasi avokatja Suzana Joshevska Anastasovska është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe nevojitet angazhimi i një mbrojtësi të ri. Sipas gjykatës, seanca e radhës do të mbahet më 26 janar. Gjyqi ndodhet në fazë të procedurës provuese dhe ishte paraparë dëgjimi i përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve.