Maqedoni

Propozim-ligji kundër duhanit nga 1 marsi do të hyjë në fuqi, opinionet janë të ndara

13.01.2026 15:51

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi zgjidhja e re ligjore për konsumimin e duhanit, përfshi edhe cigaret elektronike....

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi zgjidhja e re ligjore për konsumimin e duhanit, përfshi edhe cigaret elektronike. Statistikat flasin se rreth 50 % e popullatës është e varur nga duhani, duke konsumuar rreth 18 deri në 22 cigare në ditë. Autoritet thonë se masat do të ulin përqindjen e lartë të popullatës së varur nga cigaret, por do të mbrojnë edhe fëmijët, të cilët, sipas hulumtimeve, nisin duhanin në moshë të hershme. 
 
“Konsumuesit më të rinj të duhanit janë të moshës më të re, nga 13-14 vjeç. Ata paraqesin 7.7% duhanpirës aktivë. Nga mosha 15-16 vjeç janë rreth 37%, ndërkaq konsumues të cigares elektronike janë 40% të popullatës.”, njoftojnë autoritetet e shëndetësisë.
 
Në një intervistë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, është shprehur se ligji nuk duhet shikuar si restriktiv, por evropian, i cili do të mbrojë edhe personat që nuk konsumojnë duhan, por u janë nënshtruar tymit të duhanit nëpër ambiente hotelerike.
 
Por, hotelierët janë të ndarë. Disa shprehen se propozim-ligji do të vështirësojë punën e tyre. Nga dhoma e hotelierëve kanë konfirmuar se gjatë ditëve në vijim do të takojnë përfaqësues të Qeverisë për të saktësuar mënyrat e zbatimit të ligjit. 
 
Propozim-ligji i ri parashikon ndalesën e duhanpirjes para institucioneve publike, në transportin publik, në stacione, në veturë private, në praninë e fëmijës, në ndërtesa. Ndëshkimet nisin nga 100 euro për persona fizikë e deri në 2 mijë euro  për persona juridikë.
 
MERAL ISMAILI