Hendboll, Maqedonia e gatshme për fillimin e “EURO2026”

13.01.2026 19:05

Të enjtën do të nis evropiani i 17-të, në hendboll për meshkuj në të cilin do të luajë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë. Hendbollistët tani më disa ditë janë akomuduar në bazën e tyre në Silekborg...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, tani më disa ditë është akomuduar në Silkeborg, ku edhe po pret nisjen e “EURO 2026”.

Ky evropian që është i 17-ti me radhë do zhvillohet në tre shtete skandinave – Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Përfaqësuesja e vendit në këtë qytet të qetë Silkeborg, ka bazën e sajë dhe po përfundon përgatitjet për ndeshjen e parë me Danimarkën, vend bashkëorganizator  e njëherit që mbanë titullin kampion olimpik dhe botëror.

Ndeshjen e parë të Grupit “B”, përfaqësuesja e vendit do ta luajë me 16 janar në Herning. Dy ditë më vonë do të përballet me Portugalinë, ndërsa ndeshjen e fundi në fazën e garave në grupe do ta luajë me 20 janar dhe përballë do ketë Rumaninë.

Titullin e kampionit evropian prej para dy viteve e mbronë Franca. Suedia me pes tituj kampion evropian e mban rekordin, ndërsa titullin e fundit e ka fituar 2022-të. (Safet Ademi, TVM2)