Ronaldo arriti në 959 gola në karrierë
Kristiano Ronaldo hodhi edhe një tjetër hap...

Kristiano Ronaldo hodhi edhe një tjetër hap drejt realizimit të objektivit të tij madhor, arritjes së 1 000 golave në karrierë, por njëkohësisht pësoi një disfatë shumë të rëndë në Ligën Profesioniste Saudite. Veterani që mbush 41 vjeç në 5 shkurt, i dha epërsinë 1-0 skuadrës së tij, Al Nasr, në përballjen me rivalin kryesor për titull, Al Hilal.
Ishte minuta e 42-të, por ajo që ndodhi më pas shkaktoi pikëllim për legjendën portugeze, por edhe zemërim. Al Hilal, rekordmeni I titujve në Arabinë Saudite me 21 të fituar, barazoi në 57’ me penallti të kthyer në gol nga Salem Aldausari.
Më pas, Al Nasr mbeti me 10 vetë pasi portieri Alakidi u përjashtua me karton të kuq për agresion, dhe humbja u bë e pashmangshme.
Ronaldo mund të mbetet sërish pa trofe në Arabi, ndërsa për të arritur 1 000 golat i duhen edhe 41.
