Kampionët e humbin derbin lokal, PSZh eliminohet nga Kupa e Francës

13.01.2026 19:31

Eliminim i bujshëm në Kupën e Francës. PSG i jep lamtumirën kompeticionit në fazën e 1/16-ve, pas humbjes në shtëpi në derbin e kryeqendrës franceze...

Skuadra e Paris FC, e ka bërë befasinë më të madhe në Kupën e Francës, pasi në ndeshjen e 1/16-tave me 1:0 e mundi gjigandin PSG. Golin për fitoren e parë historikë kundër rialit të madh lokal e shënoi

Jonathan Ikone në minutën e 74-tër.

Ikone karrierën e tij e nisi në PSG, por nuk ia doli ta gjejë vetën dhe më pas shkoi në Montpellie dhe luajti edhe në skuadra tjera. Ishte ky derbi i dytë parisien brenda janar, ndërsa në të parin në kampionat me 2:1 triumfoi PSG.

Pas plotë 36 viteve përballë njëri tjetrin ishin PSG dhe Paris FC. Për disa vite ishin skuadra e njëjtë. Paris Saint-Germain  është rezultat i bashkimit Stade Saint-Germaina dhe Paris FC në vitin  1970. Por Paris FC, disa vite u nda dhe nisi rrugën e tij. 

Stadiumet e tyre “Park i pricërve” dhe “Stade Jean-Bouin”, larg njëri tjetrit janë vetëm 20 metra dhe ky është derbi lokal me stadiumet më të afërta duke mos llogaritur atë mes Milanos dhe Interit. (Safet Ademi, TVM2)