NBA, triumfojnë Sakramento dhe Juta
Natën mes të hënës dhe të martës në NBA, në program ishin gjashtë ndeshje. Tri skuadrat favorite Toronto, Dallasi dhe L.A Klipers, u dorëzuan para kundërshtarëve të tyre...

Skuadra e Sakramento Kings, në natën mes të hënës dhe të martës në terren të vet me 124:112 e mundi L.A Lejkers. Sakramenton deri te kjo fitore në parket e drejtoi Malik Monk, që shënoi shtatë tresha dhe takimin përfundoi me 26 pikë, ndërsa DeMar DeRozan shënoi 32 pikë.
Më i mirë në radhët e Lejkeresave ishte slloveni Luka Donçiç, që shënoi 42 pikë, për të cilin ishte ndesja e shtatë që shënon 40 e më shum pikë.
Për Sakramenton është kjo fitorja e dytë resht, pas një serie negative prej 7 humbjeve.
Ndryshe për Sakramenton ishte kjo fitorja e parë si vendas ndaj Lejkersave që nga 13. mars 2024.
L.A Lejkers me përpjestimin 23 fitore 14 humbje e mbajnë pozitën e pestë në Perëndim, ndërsa Sakramento në të njëjtën konferencë me përpjestimin 10:30 e mbajn pozitën e 14-të.
Në ndeshjet e tjera – Befasinë e mbrëmjes e bënë basketbollistët e Juta Xhez, të cilët në transfertë me 123:112 e mundën Klivlendin.
L.A Klipers në teren vendas me 117:109 e mundën Sharlotin. 36- vjeçari Harden shënoi 32 pikë dhe tani është i 9-ti, në renditjen e koshashënuesve më të mirë në historinë e NBA-së dhe ia ka kaluar legjendës Shekil Onil.
Filadelfia iu hakmor Torontos për disfatën e një ditë më herët dhe tani i mundi me 115:102. Mbeti ndeshja Indiana – Bostoni, në të cilin fitores me 98:96 iu gëzua skuadra vendase. (Safet Ademi, TVM2)
NBA:
Cleveland Cavaliers - Utah Jazz 112:123
Indiana Pacers - Boston Celtics 98:96
Toronto Raptors - Philadelphia 76ers 102:115
Dallas Mavericks - Brooklyn Nets 113:105
Sacramento Kings - Los Angeles Lakers 124:112
Los Angeles Clippers - Charlotte Hornets 117:109
