Takimi i liderëve, Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in

13.01.2026 20:04

Të mërkurën është planifikuar të mbahet takimi i liderëve...

Të mërkurën është planifikuar të mbahet takimi i liderëve  i thirrur nga kryeministri i vendit, njëherit edhe lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, në të cilin do të diskutohen ligjet reformuese në gjyqësor, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike.

Përveç këtyre temave, siç njoftoi Kryeministri, me sugjerimin e pjesëmarrësve në takim mund të diskutohen edhe çështje të tjera.

Qeveria thotë se u informua vetëm se lideri i LSDM nuk do të marrë pjesë në takim.

Përveç partnerëve të koalicionit në qeveri VLEN dhe ZNAM, e Majta do të jetë e pranishme edhe në takimin e lidershipit. Ligjet nga gjyqësori në fokus.

Nga VLEN- ni thonë se nuk ka tema për diskutim në takimin e lidershipit, gjithçka është e hapur. Megjithatë, ata theksojnë se janë pro shfuqizimit të Qeverisë Teknike.

“Vleni mendon që koha, kur shteti u detyrua të ketë një Qeveri teknike, sipas marrëveshjes së Przhinos, ishte koha kur vendi ishte në një modus krize, një kriz që u shkaktua nga Qeveria e Mihajllkovit dhe Gruevskit, bashk me BDI-në e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, këto firuga dhe kjo krizë aktualishtë nuk është më, pra shteti dhe administrata publike është e aftë dhe në gjendje të organizoj zgjedhje kretibile, të drejta dhe të regullta, dhe konkuruese, pa patur të domosdoshme dhe të arsyshme që të kemi Qeveri Tenike, sipas marrëveshjes së Przhinos” – tha Deputeti i VLEN-it, Bekim  Çoku.   

BDI në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm miratoi vendimin për të marrë pjesë në takimin e liderëve.

Edhe pse partitë më të vogla nuk do të jenë të pranishme në takimin e lidershipit, ato thonë se është mirë që ai të mbahet, por theksojnë se duhet të diskutohet edhe modeli zgjedhor me një zonë zgjedhore. (Adnan Hajdari, TVM2)