“EURO 2026”, Franca mbron titullin e kampionit
14.01.2026 10:43
Kampionati i 17-të evropian në hendboll për meshkuj...

Kampionati i 17-të evropian në hendboll për meshkuj, do të jetë evropiani i dytë që organizohet në tre shtete, ndërsa i katërti në të cilin marri pjesë 24 përfaqësuese. Në mesin e këtyre është edhe Maqedonia, e cila do ta luajnë evropianin e tetë me radhë. Eurohandball do të nisë me 15 janar dhe do përfundojë me 1 shkurt, ndërsa ndeshjet do luhen në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji. Në evropianin e 17-të, nuk ka përfaqësuese debutuese. Titullin e kampionin e mbron Franca, e cila mund të barazojë rekordin e Suedisë me 5 tituj kampion.
Vendi bashkorganziator Danimarka, të cilët janë kampion olimpik dhe botëror dëshirojnë të kompletojnë koleksionin e medaljeve të arta, e kështu për herë të tretë të fitojnë titullin e kampionit të parin pas vitit 2012. Deri më tani vetëm një vend organizator ka fituar titullin kampion- Suedia në vitin 2002. Dy herë në historinë e evropianëve golashënuesi është zgjedhur edhe MVP: Nikola Karabatiç 2008 dhe Filip Jicha 2010.
Tre trajnerë aktual mes 24-tërve, si hendbollist kanë qenë kampion evropian: Staffan Olsson (me Suedin/trajner te Holanda), Guillaume Gille (Franca/ dhe trajner i Francës) si dhe Didier Dinart (Franca/trajner i Malit të Zi). Franca çdo herë që ka luajtur në finale ka dalë kampione në vitin - 2006, 2010, 2014 e 2024. Suedia me pesë tituj kampion mban rekordin, ndërsa titullin e fundit e ka fituar 2022-të, pas plotë 20 viteve. (Gazetar: Safet Ademi)
