NBA: Oklahoma fiton kryendeshjen e Perëndimit
14.01.2026 10:44
Kampioni aktual i NBA-së, Oklahoma në parket vendas me 119:98 e mundi San Antonio...

Kampioni aktual i NBA-së, Oklahoma në parket vendas me 119:98 e mundi San Antonio. Për skuadrën e Oklahomas, ishte kjo fitorja e parë ndaj San Antonios në katër përballjet mes vete në këtë sezon. Oklahoma, kontrollin ndaj ndeshjes e morri në çerekun e tretë, kur bëri një seri 11:0, prej të cilave 5 pikë shënoi Gilgeous-Alexander. Ai 15 nga 34 pikët e tija në këtë takim i shënoi po në çerekun e tretë.
Tek San Antonio, më i miri në parket ishte Stef Kasell, që shënoi 20 pikë. Oklahoma, në mes të sezonit me 34 fitore 7 humbje ka përpjestimin më të mirë në Ligë dhe është në rrugë të mirë për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar me 68 fitore e 14 kërcime.
Në ndeshjet e tjera - Denver Nuggets, në terren të huaj me 122-116 e mundi New Orleans Pelicans. Ishte kjo fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Denverin. L.A Lakers, I kanë dhënë fund serisë prej tri humbjeve rresht dhe me rezultatin e lartë 141-116 e mundi Atlanta Hawks.
Golden State Warriors në San Francisco me 119:97 e mundi Portland Trail Blazers. Miami Heat ne terren vendas me 127-121 e mundi Phoenix Suns. Miami kështu i dha fund serisë prej tri humbjeve, ndërsa Phoenix e pësoi disfatën e parë pas tri fitoreve. Po në terren vendas Houston Rockets me 119:113 e mundi Chicago Bulls. (Gazetar: Safet Ademi)
