Shiffrin triumfoi para Moltzan, paraqitje e dobët e Kolturit

14.01.2026 10:46

Skiatorja më e mirë shqiptare Lara Kolturi, krahas rrështiqjes së shkëlqyeshme në lëshimin e dytë...

Skiatorja më e mirë shqiptare Lara Kolturi, krahas rrështiqjes së shkëlqyeshme në lëshimin e dytë, ajo mbylli konkurrimin në vendin e 8-të në sllallomin e mbrëmjes të zhvilluar në qendrën austriake në Flachau. 
 
Fitoren e re në garat e Kupës së botës në Slalom iu gëzua amerikania Mikaela Shiffrin, e cila mbrojti pozitën e parë në lëshimi i parë në këtë pistë.  Shiffrin kështu iu gëzua fitores së 70-të, në slalom apo të 107-tën në garat e Kupës së Botës. Për amerikanen ishte kjo fitorja e 6 në sllallomin e këtij sezoni dhe e gjashta në Flachau, ku për herë të parë kishte triumfur në vitin 2013. Në renditjen e sllallomit Shifrin është e para me 680 pikë. 
 
Ndryshe kjo garë u zhvillua në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve. (Gazetar: Safet Ademi)