Maqedoni
Zjarr në një banesë në Tetovë, një viktimë dhe një i lënduar
14.01.2026 11:23
Një banor i Tetovës humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në një apartament...

Një banor i Tetovës humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në një apartament në lagjen Bllok 70, ndërsa një person tjetër u lëndua. Nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Tetovës informuan se raporti për zjarrin është marrë në orën 19:05.
Shërbimi i Zjarrfikësve të Tetovës konfirmoi se në apartament është gjetur një person mashkull i vdekur, si dhe se një person ka pësuar lëndime. Është kryer inspektim i vendit të ngjarjes dhe shërbimet kompetente njoftojnë se më shumë detaje rreth shkaqeve të zjarrit do t’i kumtojnë gjatë ditës së sotme.
