Maqedoni
LSDM-ja për takimin e liderëve: Pjesëmarrësit e legjitimojnë korrupsionin
14.01.2026 12:37
LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve....

LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve. Nga kjo parti me akuza se ata që do të jenë në atë takim kanë legjitimuar krimin dhe korrupsionin. Sipas tyre, pjesëmarrësit në takim janë bashkëfajtorë edhe për fushatën anti-BE të Qeverisë për të izoluar vendin, planin për zgjedhje të parakohshme për të cilin ata tashmë kanë rënë dakord pa kushte themelore që ato të jenë të drejta dhe demokratike, si dhe për zbatimin e planit 'emigrantë për para' .
“Takim me kriminelë nuk do të ketë. LSDM mbetet me qytetarët në anën e vërtetë. Të gjithë ata që sot do të shkojnë në takim me Mickoskin për shfuqizimin e Qeverisë teknike mbeten bashkëfajtorë në legjitimimin e kriminalitetit, korrupsionit dhe fushatës anti-BE. Koalicioni i tenderëve, VMRO-DPMNE dhe E Majta, nuk duan të ketë dialog, por alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat veç më janë dakorduar. Nuk duan reforma për BE, por mbulim për izolimin e qëllimshëm të vendit. Po iu shpejtohet, sepse ua zbuluam planet për migrantët dhe sepse në buxhet nuk ka para. Duan ta shfuqizojnë Qeverinë teknike, sepse nuk duan që LSDM-ja të hyjë në ministritë për të parë se çfarë kanë bërë me harxhimin e parave të qytetarëve.”, - deklaroi Darko Kaeski nga LSDM.
