Maqedoni

Takimi i liderëve, LSDM: Qeveria teknike nuk guxon të shfuqizohet

14.01.2026 14:26

VMRO-DPMNE dëshiron ta shfuqizojë Qeverinë teknike për të fshehur korrupsionin dhe krimin në institucione, deklarojnë nga LSDM....

Koalicioni qeveritar në krye me VMRO-DPMNE-në dëshiron ta shfuqizojë Qeverinë teknike për të fshehur korrupsionin dhe krimin në institucione, deklarojnë nga LSDM. Nga kjo parti nënvizojnë se ekipi antikorrupsion i LSDM-së tashmë ka nxjerrë në pah një pjesë të skandaleve, por se gjendja reale është shumë më serioze.
 
“Dëshirojnë ta shfuqizojnë Qeverinë teknike, sepse nuk duan që opozita të hyjë në ministri dhe të shihet se çfarë kanë bërë me shpenzimin e parave të qytetarëve të Maqedonisë. E patë skandalin me IPARD 3, ka edhe një drejtor nga VMRO i arrestuar për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve evropiane. Mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh në Ministrinë e Bujqësisë. Pikërisht për këtë nuk duan ta lejojnë opozitën të hyjë në ministri. Prandaj nuk duan Qeveri teknike.”, - deklaroi Aleksandar Sasha Dimitrievski nga LSDM. 
 
Nga LSDM theksojnë se pushteti aktual i keqpërdor institucionet dhe resurset shtetërore për qëllime partiake dhe kriminale. Ata alarmojnë se Qeveria ka vendosur kontroll të plotë mbi Prokurorinë, ushtron presion mbi Këshillin Gjyqësor, miratohen ndryshime në Kodin Penal për shpëtimin e funksionarëve aktualë, policia është e partizuar  dhe keqpërdoret, si dhe miratohen rezoluta me të cilat shfuqizohet liria e fjalës së opozitës.
 
VMRO-DPMNE: Në kohën e tyre, tenderët ishin sinonim i krimit 
 
Kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM po shfaq zemërim në publik për të treguar ndonjë lidhje midis VMRO-DPMNE-së dhe disa kompanive dhe për të përhapur manipulime duke akuzuar LSDM-në se ishin sinonim i krimit dhe korrupsionit. 
 
“Në kohën e tyre, tenderët dhe prokurimet ishin sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe "sipas rregullave" ato shkonin te kompanitë e familjeve Zaev dhe Filipçe. Sot kjo më nuk është kështu. Të gjitha tenderët dhe prokurimet publike që zbatohen janë të ligjshme, të përgjegjshme dhe transparente.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
ERSAN PAJAZITI