Botë, tension mes ShBA-së dhe Grenlandës
Presidenti amerikan Donald Tramp...

Presidenti amerikan Donald Tramp, tha se kryeministri i Grenlandës do të ketë probleme, meqenëse ai ka kërkuar që të jetë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe nuk duan që të kontrollohen nga Uashingtoni.
“Ai është problem i tyre. Nuk pajtohem me të. Nuk e di kush është ai dhe nuk di asgjë për atë kryeministër. Por, ky do të jetë një problem i madh për të.”, - deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp.
Trampi ka përforcuar retorikën e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare”.
Tensionet po rriten edhe më tej që prej operacionit ushtarak nga ShBA-ja në Venezuelë. Liderët e 5 vendeve parlamentare të oqeanit, të gjithë e gjykojnë shtypjen e Uashingtonit dhe nuk e arsyetojnë ndërhyrjen e ShBA-së.
“Po përballemi me krizë gjeopolitike dhe nëse duhet të zgjedhim mes ShBA-së dhe Danimarkës, atëherë e zgjedhim Danimarkën, e zgjedhim NATO-n, e zgjedhim Mbretërinë e Danimarkës, e zgjedhim Unionin Evropian.”, - theksoi kryeministri i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen.
Udhëheqësit danezë dhe ata të Grenlandës u nisën drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedimet vendimtare që ata do të zhvillojnë me zëvendëspresidentin Vens dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio.
Ministri i jashtëm francez tha se Grenlanda nuk është në shitje, dhe ShBA-ja duhet të ndalojë me këtë kërcënim.
“Grenlanda nuk do të jetë as nën sundimin e saj, as nën sundimin e ShBA-së. Grenlanda zgjodhi Danimarkën, zgjodhi Unionin Evropian. Sulm ndaj një vendi tjetër, pjesëtare e NATO-s, nuk ka kuptim, do të ishte në kundërshtim me interes të ShBA-së, prandaj ky kushtëzim duhet të ndalojë.”, - u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan Noel Baro.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Nowl Barrot, njoftoi se Franca më 6 shkurt do të hapë një konsullatë në Grenlandë, një veprim që ishte planifikuar që vitin e kaluar. (Fitore Nagavci, TVM2)
