Ernest Muçi shkëlqen në fitoren 6:1 të Trabzonsporit ndaj Istanbulspor

14.01.2026 18:55

Sulmuesi shqiptarë, Ernest Muçi...

Ernest Muçi po vazhdon të mahnit me formën e tij të shkëlqyer, teksa me golat e tij, përveç në kampionat, ka vazhduar edhe në ndeshjet e Kupës së Turqisë. 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi dy gola në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës kundër Istanbulspor, ndaj së cilës skuadër në fund Trabzonspori i tij shënoi fitore 6:1.

Muçi ishte një ndër më të dallluarit në fushën e blertë, së bashku edhe me zëvendësuesin e tij, ukrainasin Danylo Sikan. Ky i fundit në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të, kur zëvendësoi Muçin, ndërsa arriti që të shënojë dy herë në rrjetën e vendasve në minutat 85 dhe 90+1.

Përveç kësaj dyshe, për Trabzonspor shënuan edhe Olaigbe dhe Batagov, derisa golin e parë të takimit dhe të vetmin për Istanbulspor, e realizoi maqedonasi, Mario Krstovski