Maqedoni
Parashikimi i motit
15.01.2026 08:44
Moti me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -1 deri në -6°C, temperaturat maksimale do të rriten nga 6 deri në 14°C.
Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të lehta.
