Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata

15.01.2026 09:00

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, informon LAMM.
 
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.