Maqedoni

Katër komisione sot në Kuvend

15.01.2026 09:15

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca katër komisione...

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca katër komisione – Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Komisioni për Financim dhe Buxhet si dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
 
Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike është Propozim-ligji për shfuqizimin e Ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, në lexim të dytë.
 
Në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, të dyja në lexim të dytë.
 
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet janë Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, sipas Marrëveshjes Kornizë të huas për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave sportive, në lexim të dytë, si dhe Plani financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimeve për vitin 2026.
 
Në rend dite të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim-ligji për shfuqizimin e Ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe Propozim-ligji për huamarrje nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave sportive, të gjitha në lexim të dytë.