Maqedoni

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor sot japin deklaratë solemne në Kuvend

15.01.2026 09:28

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor sot në Kuvend do të japin deklaratë solemne....

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend do të japin deklaratë solemne. Më herët, zgjedhja e tyre u miratua nga deputetët me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
 
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë propozon Presidenti i shtetit.
 
Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.