Maqedoni

Zgjedhja e prokurorit publik, Kuvendi shpall konkurs

15.01.2026 10:38

Ka nisur procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kuvendi ka shpallur konkursin publik...

Ka nisur procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kuvendi ka shpallur konkursin publik. Pas përfundimit të afatit dhe realizimit të seleksionimit administrativ, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të japë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët që i plotësojnë kushtet.
 
Më pas, nga kandidatët me vlerësim pozitiv, Qeveria do të zgjedhë një kandidat dhe propozimin do ta dërgojë në Kuvend. Pasardhësi i Kocevskit do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
 
Së shpejti do të zgjidhet edhe shefi i ri i Prokurorisë së Shkupit. Për pasardhës të Bubevskit janë paraqitur pesë kandidatë. Seanca e Këshillit është caktuar për të martën.