Maqedoni

Mucunski takon udhëheqësinë e MASIT, aktivitete për stimulimin e eksportit

15.01.2026 13:46

Mucunski ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike për teknologjinë informative MASIT...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike për teknologjinë informative MASIT, ku ka prezantuar planin për aktivitetet dhe masave, të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme planifikojnë t’i ndërmarrin në periudhën e ardhshme në bashkëpunim me Odat Ekonomike. Sipas Mucunskit, qëllimi kryesor i këtyre takimeve është stimulimi i eksportit, edhe atë jo vetëm eksport i produkteve, por edhe eksport i shërbimeve, si dhe hapja e mundësive për tërheqjen e investitorëve të huaj në vend. 
 
“Kemi një koncept të përpunuar dhe të fokusuar në katër pikat kryesore, që nënkupton: mobilizimin e kompanive tona; mobilizimin e resurseve shtetërore në vend, por edhe një model që kemi për mobilizimin e përfaqësive tona diplomatike dhe konsullatave. Pra, në periudhën e ardhshme do të fillojmë të gjitha këto masa t’i implementojmë në praktikë, bashkërisht me Odat Ekonomike, por edhe më përfshirjen e kompanive tona. Të gjitha këto masa më bëjnë të besoj se ka rezultate më të mira ekonomike dhe një vlerë e shtuar për ekonominë e vendit tonë.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
 
Kryetari i MASIT, Jordan Dimitrovski, u shpreh se i mirëpresin këto tentativa të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe u shpreh kënaqësia e ndërsjellë me rezultatet e arritura, gjatë të cilit u diskutua thellimi i mëtejshëm i tij, me qëllim ofrimin e përfitimeve konkrete për kompanitë dhe një ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
 
“Ne si Odë Ekonomike plotësisht i përkrahim përpjekjet e tilla. Qëllimet e MASIT si Odë Ekonomike janë të qarta, pra sa më shumë kompani vendore t’i kemi në tregjet evropiane, sa më shumë nënshkrime të marrëveshjeve në aspektin e vlerës së shtuar të prodhimeve, por edhe përkrahjen dhe zhvillimin e sa më të madh të kompanive tona nga pikëpamja eksportuese.”, - theksoi kryetari i MASIT, Jordan Dimitrovski.
 
Në takim u diskutuan iniciativat dhe format specifike të mbështetjes për kompanitë e orientuara drejt eksportit, duke përfshirë organizimin e vizitave tematike me pjesëmarrjen aktive të komunitetit të biznesit, përmirësimin e komunikimit me misionet diplomatike dhe konsullore, si dhe promovimin e kapaciteteve eksportuese të kompanive vendase para trupit diplomatik në vend. 
 
FITIM KRYEZIU