18-të aksidente për një ditë në Shkup
Tre pesona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 11 janë lënduar më lehtë në 18 aksidente rrugore që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit...

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve katër janë me pasojë dëme materiale dhe 11 janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit të udhëtarëve, dy bashkëudhëtarë, tre këmbësorë, dy çiklistë dhe katër motoçiklistë.
Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilat më rëndë janë lënduar dy shoferë të mopedëve dhe një shofer i motoçikletës.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka sanksionuar edhe 15 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Prej tyre 12 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, 19 shoferë në mënyrë jo të rregullt janë rirreshtuar para udhëkryqit, gjegjësisht nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit me automjetin, pesë këmbësorëkanë kaluar jashtë kalimit të shenjuar për këmbësorë ose, madje, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë, dhe katër drejtues të mopedëve dhe motoçikletave të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit me automjetin.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 68 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit "Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore" do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve "25 Maji", objekti "Sinoliçka", lagja Hasanbeg.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç'rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.
