Maqedoni

Suspendimi i vizave për në ShBA, Mucunski paralajmëron befasi në lidhje me vizat

15.01.2026 14:14

Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve...

Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë Maqedoninë. Ambasadat dhe konsullatat amerikane do të refuzojnë aplikimet për viza emigrantësh, ndërsa është duke u zhvilluar një shqyrtim i procedurave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikantëve. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Timço Mucunski, theksoi se këtë çështje duhet ta theksojmë ashtu siç është, e ajo është se bëhet fjalë për pauzë për procedurën që kanë lidhje me vizat për emigrim, dhe jo të cilësohet si ndalesë apo si listë e zezë. 
 
“Bëhet fjalë për pauzë për procedurën që kanë lidhje me vizat për emigrim, dhe jo të cilësohet si ndalesë apo si listë e zezë, dhe kjo është korrekte t’i thuhet opinionit në vend. Ky vendim nuk do të ndikojë në asnjë procedurë tjetër për lëshim të vizave që kërkohen për udhëtim në ShBA. Pra, nëse janë ndërmarrës, studentë apo turistë, qytetarët do të munden që lirisht të aplikojnë për vizë dhe të udhëtojnë. Sa i përket politikave të vizave, në periudhën e ardhshme prej 6 muajve, do të befasoheni pozitivisht me ecurit që kanë lidhje me ShBA-në dhe vizat mes të dyja vendeve.”, - deklaroi  ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
 
Qëllimi është të parandalohet lëshimi i vizave për njerëzit që mund të bëhen një "barrë publike", që do të thotë se ata do të varen nga përfitimet e mirëqenies qeveritare pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave, nga MPJ e Maqedonisë këto lloje të vizave i kanë kërkuar më së shumti personat të cilët janë në moshë të shtyrë dhe se është lloj i vizave që kemi aplikime më së paku në krahasim me llojet tjera të vizave.  
 
FITIM KRYEZIU