Maqedoni

Zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor, dy anëtaret e reja japin deklaratën solemne

15.01.2026 15:00

Anëtaret e sapozgjedhura të Këshillit Gjyqësor në Parlament dhanë deklaratë solemne para kryetarit të organit ligjvënës....

Anëtaret e sapozgjedhura të Këshillit Gjyqësor, avokatja Suzana Joshevska Anastasovska dhe profesoresha Arlinda Kadri Shahinoviq, në Parlament dhanë deklaratë solemne para kryetarit të organit ligjvënës, Afrim Gashi. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i uroi anëtaret e reja, duke theksuar se ato përbëjnë një vlerë të shtuar për Këshillin dhe që beson që institucioni do të mund të qëndrojë mbi baza të shëndosha dhe ta ushtrojë funksionin e tij kushtetues.
 
“As nuk dyshova në zgjedhjet e kryetares, duke e pasur parasysh se edhe ajo është nga fella jonë, ajo është juriste, profesoreshë. Sigurisht që fituam dy profesionistë të mëdhenj dhe ato do të jenë vlerë e shtuar e Këshillit dhe këshilli do të mundet të qëndrojë në këmbë të shëndosha dhe të realizojë kompetencat që i ka.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
 
E sapozgjedhura Joshevska Anastasovska shprehu pritshmërinë se bashkërisht do të arrijnë ta ndërtojnë Këshillin Gjyqësor si një institucion të fortë.
 
“Hap pas hapi, me guxim, transparencë, përgjegjësi dhe durim, të fillojmë të lëvizim në drejtim pozitiv dhe të kontribuojmë në rritjen e besimit në gjyqësor. Mendoj se duhet të fillojmë me zbatimin e Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, të miratojmë aktet nënligjore që lidhen me këtë ligj dhe, me energji të reja, kjo të shërbejë si bazë e mirë për ndërtimin e një institucioni të fortë.”, - theksoi Suzana Joshevska Anastasovska.
 
Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve 8 zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë propozohen nga Presidenti i shtetit. Ata zgjidhen me mandat gjashtëvjeçar, me të drejtë edhe për një rizgjedhje. Anëtarë pa të drejtë vote janë edhe kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë. 
 
ERSAN PAJAZITI