Teatri nga Budapesti me "Ëndrra e një nate vere" si mysafir në "MNT Fest"

02.06.2015 10:14

Në kuadër të Festivalit të dytë ndërkombëtar të teatrit "MNT Fest" sonte do të jetë mysafir Teatri kombëtar "Nemzeti Sinhaz" nga Budapesti me "Ëndrra e një nate vere" të Shekspirit në regji të David Dojashvilit nga Gjeorgjia...

"Shfaqja flet për lidhjen e pazakontë midis ëndrrës dhe realitetit. Shpesh luhet si një përrallë e lehtë dhe e gëzuar në të cilën gërshetohen elemente komike dhe seksualitet eksplicit. Të magjepsur nga dashuria dhe perënditë xhelozë, personazhet bredhin nëpër pyll, por në fund të gjithë e gjejnë partnerin e tyre. Sipas regjisorit Dojashvili, ky interpretim ka të bëjë vetëm me tekstin sipërfaqësor dhe nuk e përfshin rëndësinë më të thellë të dramës. Humori i ashpër dhe disponimi i mirë luajnë një rol të rëndësishëm në këtë shfaqje në Teatrin kombëtar të Hungarisë, por kjo vlen vetëm kur është e pranishme drama e ndjenjave të ndryshueshme, dëshirave dhe zhgënjimeve të ashtuquajtura ana e errët e njeriut", informon TPM-ja për shfaqjen.

David Dojashvili ka qenë regjisor i shfaqjeve edhe jashtë kufijve të Gjeorgjisë - "Ëndrra e një nate vere" e ka prezantuar edhe në Teatrin kombëtar mbretëror në Londër, ndërsa në Lids, Britani të Madhe, ka qenë regjisor i "Tundimi" nga Artur Miler.