Kompania ofronte shërbime postare të paligjshme, kallëzim penal kundër dy personave
Inspektorët doganorë të Departamentit të Hetimeve...

Inspektorët doganorë të Departamentit të Hetimeve, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyrën e të Ardhurave Publike, Agjencinë Postare dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një kontroll në një kompani që ofronte ilegalisht shërbime postare ndërkombëtare dhe kontrabandonte mallra.
Gjatë kontrollit u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh.
“Mallrat e kontrabanduara u sekuestruan, dhe nga ana e inspektorëve u ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për veprën penale të fshehjes së mallrave, që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.”, - thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
Kompania ka kryer trafik postar ndërkombëtar pa licencë të duhur, duke I transportuar dërgesat postare me mjete përmes pikave kufitare pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore.
Më pas ato i ruante ilegalisht në një depo të cilën e posedonte me qëllim që t’i transportonte deri te klientët, dhe për të cilat duhej të paguhej.
