Rritet presioni ushtarak, Grenlanda mes Danimarkës, NATO-s dhe ShBA-së
Grenlanda është në territorin e Danimarkës...

Grenlanda është në territorin e Danimarkës, e që është anëtare e NATO-s, ku bën pjesë edhe ShBA-ja. E që paradoksi të jetë akoma më i madh, në ishullin në fjalë filluan të arrijnë ushtarë të pajisur në Këshillin veri-atlantik.
Këtë veç më e bëri Kopenhaga, pas së cilës vijoi Parisi.
Ndërkohë, Berlini paralajmëron sistemin e kontigjentit të tij, ashtu sikurse edhe Oslo dhe Stokholmi. Operacioni është i quajtur “vendosmëri artike”.
“Do t’i tregojmë ShBA-së se NATO-ja është prezente, e se Danimarka i rriti ndjeshëm kapacitetet vëzhguese të Grenlandës. BE-ja siguron mbështetje dhe shtetet evropiane po mobilizohen me NATO-n që ta sigurojnë rajonin, e me të edhe sigurinë e ShBA-së.”, - deklaroi ambasadori i Rajoneve dhe Oqeaneve Franceze, Olivier Poivre D'arvor.
Përshpejtimi i ngjarjeve u shkaktua nga bisedimet e pasuksesshme mes shefit të diplomacisë daneze dhe atij amerikan, të zhvilluara në Uashington. A mund të ndodhë një pushtim amerikan i Grenlandës? – ishte pyetja nga Fox News.
“Më së paku shpresoj për atë, sepse ajo do të thotë edhe fundi i NATO-s. prandaj dua të kem një qasje më pozitive ndaj pyetjes dhe është e rëndësishme për mua të theksoj se e ndaj shqetësimin. Prandaj tani investojmë më shumë. E dini se në 20 vitet e fundit nuk kemi marrë asnjë kërkesë ushtarake nga amerikanët për Grenlandën.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Lars Loke Rasmusen.
Por, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk hoqi dorë nga qëllimi. Trampi nuk zbuloi se në çfarë mënyre do ta arrijë këtë synim, por theksoi se nuk ka thënë se do të ketë një pushtim.
“Nëse Rusia ose Kina duan ta okupojnë Grenlandën, unë nuk mund të mbështetem te Danimarka, të mbrohet vetë. Por, prandaj ne kemi mundësinë ta bëjmë atë. E treguam përmes shembullit me Venezuelën.”, - u shpreh presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
Zhvillimin më të fundit e komentojnë grenlandezët. Gjithnjë e më shumë dominojnë titujt me ShBA-në dhe me logon MAGA të Trampit. “Të largohet Amerika!”, porosisin ata.
“Askush s’mund të na blejë ose të na bindë të bëhemi amerikan. E kemi sigurimin social, të cilën Amerika nuk e ka, shëndetësi falas dhe shërbime dentare falas, si dhe arsim falas.”, - tha një qytetar.
“Prapë se prapë jam e shqetësuar, jam e frikësuar, sepse mund të na ndodhë si në Venezuelë, e cila u bombardua.”, - tha një qytetare.
Rreth 85 për qind e popullsisë së ishullit përbëhet nga eskimët, iluitët. Anketat tregojnë se vetëm 6 për qind e banorëve dëshirojnë të bëhen amerikanë. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
