Dramë pengesh në një anije në Greqi
02.06.2015 10:16
Një burrë 30-vjeçar ka mbajtur peng një grua në një anije greke, që udhëtonte nga Kreta drejt Piresë, njoftojnë mediumet greke...

Incidenti ndodhi kur anija iu afrua portit të Piresë, kur burri ka rrëmbyer gruan, e cila ishte ulur në sallën qendrore të anijes, duke u kërcënuar me gotë të thyer qelqi se do ta vrasë.
Arsyet për këtë një akt të tillë të personit të panjohur nuk dihen, pasi ai gjatë dramës të pengmarrjes nuk ka parashtruar ndonjë kërkesë. Sipas policisë, burri dhe gruaja nuk njiheshin.
Sulmuesi shpejt është mposhtur nga ana e ekuipazhit, pas çka i është dorëzuar policisë.
Në anije ka pasur 614 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
