Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata

16.01.2026 09:49

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thatë, njofton LAMM.

Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen sidomos për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.